Hajnat me maska dhe me armë i hynë në shtëpi

I vjedhin para, stoli ari, telefona celular dhe veturën

Dje në orët e hershme të mëngjesit persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje në fshatin Dumosh të Podujevës duke grabitur para, stoli ari dhe një veturë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Mirëpo, njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button