Hajnat vodhen telefonat e tabletat, por harruan revolen

Policia po e heton rastin

Tre persona të maskuar, kanë arritur të hyjnë në një lokal në Prizren ku shiten pajisje të teknologjisë së re dhe të kryejnë grabitjen.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, 9 (nëntë) telefona celular dhe 3 (tri) tableta”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “Vjedhje të rëndë”.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë e kryerësve të veprës.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button