Viktima jashtë rrezikut për jetë

Viktima jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Liqov i Epërm të Gjilan.

Sipas policisë në natën e së premtës i dyshuari i ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë një person.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull K-Shqiptar”, ka bërë të ditur policia.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media