Calhanoglu syrin te kampionët e Gjermanisë

Calhanoglu syrin te kampionët e Gjermanisë

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë gjatë 2 sezoneve të fundit, e shikon në Gjermani të ardhmen e tij te një skuadër e madhe e Bundesligës.

Në një intervistë Calhanoglu i shkeli syrin Bayern Munich dhe Borussias së Dortmundit edhe pse të luajë një ditë për bavarezët është ëndrra e tij.

Turku theksoi se aktualisht ndihet mirë te kuqezinjtë, por tha gjithashtu se i mungon gjuha gjermane dhe se do t’i pëlqente që në të ardhmen të mbante veshur fanellën e një skuadre të madhe të Bundesligës.

Calhanoglu është kërkuar nga Bayern Munich në vitin 2014 kur ishte pjesë e Hamburg, por në atë kohë zgjodhi të transferohej te Bayer Leverkusen. I pyetur nëse Bayerni do të interesohej sërish për të, mesfushori i Milanit u shpreh se nuk do të mendohej dy herë për t’u transferuar te kampionët e Gjermanisë.