"Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë”

“Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë”

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Haki Abazi ka thënë se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.

“Mas emisionin, në dalje e sipër Dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme. Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa. Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë”, ka thënë Abazi.

Akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt./express