Mulliqi e ka cilësuar Çelikun, një yll të  vërtetë dhe të pa shuar të artit të vallëzimit

Mulliqi e ka cilësuar Çelikun, një yll të  vërtetë dhe të pa shuar të artit të vallëzimit

Vetëm katër ditë pasi u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë, në moshën 63 vjeçare vdiq valltari, Rexhep Çeliku.

Me këtë rast profesori dhe koreografi akademik Haki Mulliqi ka thënë se mbetetet i nderuar që gjatë krijimit të koreografisë së tij “Vallja e peshkatarit” me Ansamblin Shtetëror nga Tirana më 2004 Rexhep Çeliku ishte solist i vallës ku shkëlqeu me interpretimin e tij.

“Jemi të goditur thellë nga lajmi i largimit të parakohshëm të Rexhep Çelikut korifeut të valles shqiptare. Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 64 vjeçare vdiq gjigant i kërcimit popullor shqiptar. Një yll i vërtetë dhe i pa shuar i artit të vallëzimit. Vdiq Rexhep Çeliku, ëmblema e skenave evropiane dhe botërore. Artisti që na frymëzonte. Xhepi, siç e quanim me respekt dhe dashuri, ishte autor dhe interpretues i shumë veprave koreografike, i vlerësuar për njohuritë dhe punën e tij profesionale kudo kizhte vënë këmbën e kërcimtarit briliant. Solist i parë pranë Ansamblit Shtetëror të Këngeve dhe Valleve Popullore që prej vitit 1976, ku interpretoi mbi 8000 shfaqje dhe në repertorin e tij artistik kishte qindra role në vallet më të bukura me karakter lirik, epik dhe dramatik nga të gjitha trevat shqiptare. Xhepi ishte fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me ikjen e mikut tonë dhe bashkëpunëtorit shumë të dashur dhe po aq frymëzues dhe të veçantë, arti koreografik shqiptar humbi korifeun e shquar të valles shqiptare. Emblemen e vetë. Artistin i cilu, me të drejtë u quajt “Feniksi”, “Valltari fluturues” etj., nga fakti se me virtuozalitetin e tij interpretues, me fizukun e tij impozant (të lindur), me forcen e tij artistike dhe potencë kreative ngriti në piadestal lartë figurën aristike në koreografinë shqiptare.
Mbetem i nderuar që gjatë krijimit të koreografisë sime “Vallja e peshkatarit” me Ansamblin Shtetëror nga Tirana më 2004 Rexhep Çeliku ishte solist i vallës ku shkëlqeu me interpretimin e tij briljant me një bashkēpunim të shkëlqyer, profesional dhe shumë kreativ. Ishte pikërisht angazhimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i Xhepit, mikut tim, që i dha shkëlqimin koreografisë në fjalë.
Rexhep Çeliku, i dekoruar me urdhërin “Nder i kombit” mbanë edhe titullin “Mjeshtër i madh” ngase i tillë ishte Maestroi valles shqiptare. Ndaj dhe ai do mbetet figurë e shquar e jetës sonë artistike ,skenike dhe artit koreografik shqiptar në përgjithësi dhe frymëzim i përhershëm. Lamtumurë miku im i madh Rexhep Çeliku. Nuk do të të harroj kurrë. Falemunderit për të gjitha që ia dhuro e foklorit dhe kulturës sonë – simbil i shqipes! Lamtumirë!” ka shkruar Mulliqi.

Ndryshe Rexhep Çeliku u prezantua në rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role, brenda dhe jashtë Shqipërisë./21Media