Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, i ka quajtur “të manipuluara” kontingjentin e votave që sot mori rivali i tij, Gani Dreshaj, në garën për kryetar të komunës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, i ka quajtur “të manipuluara” kontingjentin e votave që sot mori rivali i tij, Gani Dreshaj, në garën për kryetar të komunës

Në numërimin e sotëm, Dreshaj mori 1,475 vota ndaj 133 sa pati për Rugovën gjë që e përmbys rezultatin dhe e vendos Istogun nën kontroll të AAK-së.

“Unë i përcolla disa rezultatet, por ende nuk i kam të gjitha. Mirëpo komenti im është se janë tërësisht të manipuluara dhe për ketë ka fakte dhe unë do t’i prezantoj ato”, transmeton Kallxo.com

“Kanë votuar njerëzit e vdekur, kanë votuar njerëz që nuk jetojnë këtu edhe s’kanë haber dhe kurrë se kanë kalu kufirin e Kosovës”, shtoi ai.

Ai dyshon se votat që, sipas tij, kanë ardhur kryesisht nga Mali i Zi, Serbia, Austria e Sllovenia, “janë të dirigjuara”.

“Për ketë ka fakte, ka emra dhe dëshmi. Njerëzit po thërrasin po thonë unë s’kam votu e as s’kam apliku e kanë ardhë votat. Këto dëshmi i kam çu edhe në parti dhe ka edhe qindra dëshmi tjera që do t’i nxjerr. Kjo më nuk është vetëm punë e PZAP-së por me këtë çështje duhet m’u marrë shteti i Kosovës në tërësi, prokuroria, gjykatat”, th ai.

“Nuk është kjo personale, po e kam për degradimin e një procesi që po ndodh dhe nuk është hera e parë. Unë jam i kënaqur me votat që kanë ndodhur brenda, s’kam asnjë vërejtje, por qarqet e ndryshme dhe manipulimet e tilla nuk bënë”, tha Rugova.