Liderët kosovarë shprehën gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë

Liderët kosovarë shprehën gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë

Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, David Hale, pas takimit me drejtuesit e institucioneve të Kosovës në Prishtinë, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se tani është një moment i përshtatshëm për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke theksuar se thelbi i marrëveshjes është njohja e ndërsjellë./21Media

Pas takimit me nënsekretarin amerikan të Shtetit për çështje politike, David Hale, drejtuesit e institucioneve të Kosovës shprehën gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kumtuan edhe ndonjë detaj për këtë takim me zyrtarin e lartë amerikan./21Media