Një poezi dedikuar Halil Kastratit

Një poezi dedikuar Halil Kastratit

Humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati ishte protagonist i emisionit “Kojshia Show”, që transmetohet në Radiotelevizionin 21. Duke folur për angazhimin e tij tash e sa kohë, humanisti u shpreh se 128 shtëpi do të dhurohen gjatë 10-vjetorit të shoqatës. Ndonëse ishte paraparë të dhurohen 28 shtëpi më 28 nëntor, por për shkak se tërmeti goditi Shqipërinë, këto shtëpi do të dhurohen më 28 dhjetor, pra këto do të dhurohen së bashku me 100 shtëpi të tjera. U shpreh se meritat i ka populli, shkruan rtv21.tv 

Protagoniste e emisionit ishte edhe moderatorja e njohur, Edita Doli. Edhe ajo tregoi për punën e saj tash e sa vite, që u del në ndihmë personave në nevojë.

Në një moment Kastrati u befasua nga interpretimi i një poezie dedikuar atij. Këtë poezi e kishte shkruar Burhan Bekteshi, ndërsa e intepretoi aktori Arsim Fazliu nga Tetova./21Media