Humanisti i madh shqiptar Halil Kastrati vazhdon me bamirësin e tij

Humanisti i madh shqiptar Halil Kastrati vazhdon me bamirësin e tij

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “ Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se ka pas oferta për t’u bërë deputet edhe pse nuk e ka cekur konkretisht nga cilat partië politike ka pranuar ofertat. Kastrati thotë se ka refuzuar të garojë për deputet në zgjedhjet që do të mbahen sivjet. Ai tregoi se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhoj angazhimin tim në shoqatën “Jetimat e Ballkanit” shkroi Kastrati në Facebook.

Ai falënderoi subjektet për mundësinë e dhënë. “Dua t’i falenderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë “, ka deklaruar ai. /21Media