Halil Kastrati shënon histori, dhurohen 128 shtëpi

128 familje u bënë me kulm mbi kokë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” sot realizoi projektin më të madh të saj. Sot në një ceremoni kjo shoqatë dhuroi 128 shtëpi të reja për personat në nevojë.

Themeluesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë se “Jetimat e Ballaknit” me donatorët shënuan histori. Ai ka falënderuar donatorët dhe të gjithë që ishin të pranishëm në ceremoni.

“Mes shumë lotëve dhe emocioneve i dhuruam 128 shtëpi te reja 😊10 vjetori i Shoqatës sonë nuk do të harrohet kurrë, shumë lot mërzie u kthyen në lot gëzimi.“, ka shkruar ndër tjerash Kastrati në rrjetet sociale.

Këto shtëpi ishin paraparë të dhurohen për festën e flamurit me 28 nëntor, por për shkak të tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë me 26 nëntor, projekti është shtyrë për sot./21Media

Back to top button