Matoshi do të garojë për deputet në kuadër të AAK-së

Matoshi do të garojë për deputet në kuadër të AAK-së

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të garojë për deputet.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka renditur arsyet pse po i hyn kërsaj rruge.

“Do të ta kërkoj votën tuaj si kandidat për Deputet të Kuvendit të Kosovës!
I vetëdijshëm se kemi bâ edhe gabime, por jo aso qe e dâmtojnë shtetin, tânsinë territoriale dhe sigurinë e vendit.”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2142289962742605&set=a.1437252743246334&type=3&theater

Halil Matoshi iu është bashkuar AAK-së në maj të vitit 2017, ai pas zgjedhjeve të vitit 2017 ka marrë postin e këshilltarit të kryeministrit, më herët ai ka qenë analist politik./21Media