Selmanaj: Ditën kur bie qeveria të shpallet festë zyrtare

Selmanaj: Ditën kur bie qeveria të shpallet festë zyrtare

Halil Matoshti, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së Driton Selamajt, pas deklaratës së tij se kur të bie Qeveria Haradinaj në Kosovë ajo ditë duhet të shpallet Festë Zyrtare.

Matoshi duke thënë se nuk i mohon të drejtën për kritikë Selmanajt i ka rënditur disa gjëra të cilat sipas tij ai duhet t’i dijë. Këshillatri i Kryeministrit e ka quajtur këtë në Lekcion logjik dhe konstitucional për deputetin Driton Selmanaj.

Sëpari, deputeti Selmanaj si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Republikës, duhet me e ditë se rënia e Qeverisë e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra bie edhe legjislativi, pra edhe vet ai! A dmth. kjo se populli që e ka zgjedhur po ashtu duhet me festu râmjen e tij?

Sëdyti, deputeti Selmanaj ngutët për me shpall festa, ngase paragjykon një Qeveri më të mirë, me gjasë, por çka nëse Qeveria e re mund të jetë më e paqëndrueshne ose në thelb devijon!? 
A do të thotë kjo se Dritoni, ose nji dikush tjetër, rënien e saj duhet me e shpallë rishtas festë zyrtare!??? (Driton, kurrë nuk i dihet, mund të zhgënjehesh ma keq me ndonjë qeverisje të ardhshme, sepse drejtimi progresist i historisë nuk është a priori i garantumë?)

Sëtreti, si institucionalist, deputeti Selmanaj, nëse nuk ka bâ hajgare me “Festën Zyrtare”, ka harru se vulën e angazhimit të kësaj Qeverie t’prime nga Ramush Haradinaj, do ta mbajnë përjetësisht vendimet madhore”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi.

Lekcion logjik dhe konstitucional për deputetin Driton SelmanajDeputetit të LDK-së, kolegu e miku jém Driton Selmanaj…

Gepostet von Halil Matoshi am Sonntag, 14. Juli 2019

Nuk është hera e parë që ndërmjet anëtarëve të LDK-së dhe AAK-së po ka konfrontime, ditë më parë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe deputeti i AAK-së patën disa replika për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për delegacionin shtetëror.

Ndryshe, për një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës./21Media