Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për takimet mes VV e LDK-së

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për takimet mes VV e LDK-së

Politologu Fisnik Halimi deklaroi se është një risi që po flitet për një bashkërendim të programit zgjedhor, mirëpo ajo që nuk paraqet risi është retorika e dy partive politike fituese, e cila sipas tij edhe më tutje është populiste.

Lidhur me deklaratën e sotme të Lumir Abdixhikut pas takimit të Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, Halimi deklaroi se ka shumë pasaktësi logjike të cilat nuk do duhej të ndodhnin.

Një gjë që Halimi përmend është fakti që Abdixhiku deklaroi se kësaj radhe ata nuk do të negociojnë si herat e kaluara, megjithëse edhe herave të kaluara LDK ishte në Qeveri.

Halimi deklaron se Abdixhiku e të gjithë ata që kanë fituar zgjedhjet duhet të largohen nga retorika populiste e të kalojnë në punë konkrete./21Media