Aktorja e Hollywood, Halle Berry ka bërë të ditur për media, se në kohën kur jetonte në New York, ajo kishte qenë e pastrehë, dhe se jetonte në qendrat e të pastrehëve në New York

Aktorja e Hollywood, Halle Berry ka bërë të ditur për media, se në kohën kur jetonte në New York, ajo kishte qenë e pastrehë, dhe se jetonte në qendrat e të pastrehëve në New York

Tashmë 50 vjeçare dhe fituese e çmimit Oscar, ajo tregon se në kohën kur jetonte në New York, ajo kishte telefonuar nënën e saj për t’i kërkuar para, por ajo kishte refuzuar dhe i kishte thënë që të mundohej vet.

Berry ka thënë se edhe pse pas asaj telefonate ajo nuk kishte komunikuar asnjëherë me nënën e saj për një vit. Sipas saj, nëna e saj kishte vepruar drejt dhe se kjo e kishte mësuar atë se nëse do diçka duhet të punosh vetë për të.