Numri i të moshuarve në botë është në rritje

Numri i të moshuarve në botë është në rritje

Rreth 6,7 për qind e popullatës në Kosovë janë persona të moshuar dhe të njëjtit përballen me kushte jo të mira jetese e qasje të kufizuar në shërbimet shëndetësore.

Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar me moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore”.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se në mënyrë tradicionale po shënohet kjo ditë, me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të gjendjes së popullatës së moshuar ne Kosovë.

“Sivjet shënimi i kësaj dite po mbahet me moton ‘Rrugëtimi i drejt barazisë moshore’. Tema e sivjetme përqendrohet në rrugët përballëse dhe parandalimin e pabarazisë e cila siguron dhe redukton diskriminimin pavarësisht aftësisë së kufizuar dhe moshës. Objektivat e kësaj dite janë që të ndihmojmë, të ngrisim vetëdijësimin dhe parandalimin e pabarazisë, të shqyrtohen mundësitë për mësimin gjatë gjithë jetës dhe të reflektohet në praktikat më të mira për t’i dhënë fund stereotipeve. Trendi i moshimit eshtë në ngritje në Kosovë. Janë 6,7 për qind të moshimit në Kosovë. Ndryshime të tilla tregojnë se gjatë viteve do të ketë numër të madh të moshuarve”, tha Ramadani.

Ndërsa shefi i OBSH-së në Kosovë, Sergy Koryak tha se numri i të moshuarve në botë është në rritje.

Janë mbi 700 milionë persona në mbi 60 vjet, e në 10 vitet e ardhshme pritet të jetë mbi 1 miliardë e gjysmë. OBSH çështjen e të moshuarve e sheh si e drejtë humane dhe themelore për të moshuarit. OBSH e ka programin e moshimit të shëndetshëm dhe kualitetin e jetës. Qëllimi i këtij programi është qe të promovojë gjendjen e mirë shëndetësore dhe kualitetin e mirë të jetës” tha Koryak.

Hasan Berisha nga Lidhja e Pensionistëve, tha se të moshuarit në Kosovë kanë pensione të ulëta, pavarësisht kontributit paraprak.