"Dy fitoret e fundit tregojnë se jemi më të mirët", thotë Hamilton

“Dy fitoret e fundit tregojnë se jemi më të mirët”, thotë Hamilton

Lewis Hamilton, piloti britanik që synon titullin e pestë kampion bote ,e mbylli pjesën e parë të Botërorit 2018 të Formula 1 në vendin e parë, me një avantazh prej 24 pikësh karshi Sebastian Vettel.

Edhe pse gjatë provave zyrtare Mercedes nuk po arrin të jetë makina më e shpejtë, në garë diçka ndryshon në favor të “shigjetave të argjendta”.

“Për disa arsye, gara po kthehet në pikën tonë më të fortë, duke arritur të marrim maksimumin nga situata që krijohen. Tani po punojmë që të jemi më të mirët edhe në provat zyrtare, pasi këtë sezon kemi arritur vetëm 5 “pole” në 12 gara”, u shpreh Hamilton.

Ai gjithashtu tha që duhet të bëjmë një hap përpara edhe në ditën e shtunë, kur janë provat zyrtare, pasi që te dielën gjatë garës do të jemi në gjendje t’i kontollojmë rivalët.

 “Dy fitoret e fundit kanë qenë të rëndësishme, çka tregon se jemi më të mirët”, tha Hamilton./21Media