Në shtëpinë e Ferrarit Monza, feston Mercedes

Në shtëpinë e Ferrarit Monza, feston Mercedes

Çmimi i Madh i Italisë në Formula 1 u dominua nga skuadra gjermane me Lewis Hamilton që regjistroi fitoren e 6-shtë sezonale.

Pas tij u pozicionua shoku i skuadrës Valteri Bottas i ndjekur nga Sebastian Vettel i cili kompletoi podiumin duke u ngjitur në shkallën më të ulët.

Ishte një fundjavë fantastike ajo mbi pistën e Monzas për Lewis Hamilton i cili pasi vendosi një rekord absolut duke u bërë piloti që ka regjistruar më shumë pole-position gjatë të gjitha kohërave në Formula 1, arriti të bënte një paraqitje të shkëlqyer edhe në garën e kësaj të Diele duke dominuar nga fillimi në fund.