Dorëzohet Hamsik

Dorëzohet Hamsik

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik duket se është dorëzuar në garën për titull të kampionit në Serie A.

Ai mendon se kampionët në fuqi të Italisë nuk mund të arrihen. Hamsik thotë se janë edhe 10 ndeshje deri në fund, por ai nuk është optimist se napolitanët mund ta arrijnë “Zonjën e Vjetër”.

“Juventusi nuk mund të arrihet, edhe pse janë edhe 10 ndeshje përpara”, ka thënë Hamsik.

Aktualisht Juve kryeson Seria A me 71 pikë, një më shumë së Napoli.