Hamza kërkon nga BERZH financimin e projektit të qarkores së Prishtinës

Ministri Hamza i ka dorëzuar zëvendëspresidentit Rigterink kërkesën për financim të Projektit të Qarkores

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendës presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jürgen Rigterink kanë zhvilluar sot një takim me ç’rast Hamza ka thënë se BERZH vazhdon të jetë një ndër partnerët kyç dhe strategjik të Kosovës për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

Gjatë takimit, Ministri Hamza i ka dorëzuar zëvendëspresidentit Rigterink kërkesën për financim të Projektit për ndërtimin e Qarkores së Prishtinës, për të cilin pritet që marrëveshja financiare të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ndërsa, Rigterink ka thënë se shuma e përgjithshme e financiare nga BERZH deri më tani në Kosovë është rreth 350 milionë euro për dhjetëra projekte.

Back to top button