Hamza: Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët

Sipas tij,  prioritet duhet t’i jepet edhe sektorit privat

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se sot do të votohet buxheti i Shtetit si dhe  do të votohet edhe vendimi për shfrytëzimin e buxhetit derisa të hyjë ligji në fuqi.

Hamza ka falënderuar gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës, të cilët e kanë përkrahur projektligjin për buxhetin dhe atë të pagave.

“Dua t’i falënderoj gjithë deputetët që kanë bërë një punë shumë të mirë. pavarësisht diskutimeve, kemi pasur një përkrahje të fuqishme në Komisionit për Buxhet e Financa”, ka thënë ai.

Hamza gjithashtu ka thënë se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët.

Minstri i financave ka thënë se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen më shumë për të përmirësuar ambientin për sektorin privat.

“Duhet ta kemi në fokus sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën plenare, ku do të shqyrtojë projektligjin projektligjin për pagat në sektorin publik, e gjithashtu edhe projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Në këtë senacë pritet që të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. /21Media 

 

Back to top button