Hamza në SHBA prezanton prioritetet ekonomike

Suksesi iKosovës në menaxhimin e investimeve publike

Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në SHBA ka marrë pjesë në panelin Ministror për Politika fiskale të Fondit Monetar Ndërkombtarë me ftesë të FMN-së. Ku ministri paraqiti sukesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike.

Sipas një komunikate për media, Hamza gjatë prezantimit theksoi se Kosova që nga shpallja e pavarësisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut të kapitalit publik të cilin Republika e Kosovës e ka trashëguar nga e kalura.

“Duke pasur parasyshe këtë prioritet, buxheti Kosovës për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor por edhe si total i shpenzimeve. Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 përqind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në shtetet e rajonit që sillet rreth 60% plus duke pasur parasysh që Kosova është Shteti më i ri në Ballkan”, thuhet në komunikatë.

Hamza gjithashtu në këtë panel theksoi se sa i përket proriteteve infrastrukturore fokusi i Kosovës ka qenë edhe në rritjen ekonomike.

Më pas Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsim, shëndetsi, dhe në energji. “Pa dyshim që ne do të punojmë ta ruajmë këtë normë të shpenzimeve kapitale. Kosova si shtet i ri ka nevoja të shumta për financime por në të njejtën kohë edhe për rritjen e normës së zhvillimit ekonomik”, thuhet tutje në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Bedri Hamza tha se mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të kapitalit përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga Buxheti i shtetit, Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit, ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale.

“Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njejtën kohë për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Hamza në fjalën e tij.

Në këtë panel u prezentuan rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane./21Media

Back to top button