Ministri priti në takim drejtorin e JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme

Ministri priti në takim drejtorin e JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme

Delegacioni i JICA japoneze i kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme, Miyazaki Kiyotaka, u takua sot me ministrin e Financave Bedri Hamza, ku diskutuan për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend.

Gjatë takimit Hamza e falënderoi Miyazakin për mbështetjen që shteti japonez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të ndryshme, si dhe e njoftoi delegacionin japonez edhe me nevojat për investime, prioritetet në sektorët e ekonomisë, dhe veçanërisht në projektet që ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, e të cilat kanë analizë përkatëse dhe studim fizibiliteti, si dhe janë kompatibile me prioritetet qeveritare.

Ndërsa, Kiyotaka duke njoftuar ministrin për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike, dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.

Ai gjithashtu falënderoi ministrin për pritjen, dhe e përgëzoi për të arriturat e deritashme dhe stabilitetin makrofiskal të Kosovës. Poashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy vendeve në projektet me interes reciprok.