Hamza: Projekti Pro Tax 2 një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë

Hamza takohet me zyrtarë të Ambasadës Suedeze në Kosovë

Arritjet e shënuara në hartimin e legjislacionit për tatimin në pronë, informimin e tatimpaguesve, proceset e reja të punës, zhvillimin e sistemit të TI-së si dhe arritjet në komponentët e tjerë të projektit u diskutuan gjatë takimit mes Komitetit Drejtues të Projektit Pro Tx 2 dhe Ambasadës Suedeze në Kosovë të cilët janë donatorë kryesorë të këtij projekti.

Minsitri Bedri Hamza shprehu falënderimet e tij të përzemërta për përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, Agjencinë Suedeze të Tatimeve, Departamentin e Tatimit në Pronë përfaqësuesit e Projektit Pro Tax 2, dhe i siguroi ata se përkushtimi i tij në funksionin e realizimit të objektivave të projektit nuk do të mungojë.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri Hamza dhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë vlerësuan lartë rezultatet e arritura të Projektit Pro Tax 2, ku sipas tyre është një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, duke përfshirë reformën e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë, me theks të veçantë implementimin e tatimit në toka, si një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës./21Media

Back to top button