Në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll sonte u përballen Dinamo Bucuresti dhe Skjern Handbold

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll sonte u përballen Dinamo Bucuresti dhe Skjern Handbold

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së grupeve, përkatësisht në grupin C+D.
Pas 30 minutave të para mysafirët nga Danimarka ishin në epërsi kundër vendasve të Rumanisë me rezultat 18 me 8, shkruan rtv21.tv.

Edhe 30 minutat e dyta sollën një ritëm të njëjtë loje, me një fitore përfundimtare të Skjern Handbold me rezultat 36 me 23.

Mysafirët kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në fazën e grupeve, duke u vendosur në vendin e parë, ndërsa vendasit janë në vendin e fundit me vetëm 1 fitore nga 7 ndeshjet e kaluara.//21Media