Dreni shpalosi detaje për koncertin "Mes Yjesh"

Dreni shpalosi detaje për koncertin “Mes Yjesh”

Këngëtari i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Dren Abazi ishte sonte i ftuar në emisionin veror të RTV 21, “21 Gradë”.

Dreni në emision shpalosi detaje për koncertin “Mes yjesh”, i cili do të mbahet më 12 korrik në  Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, përcjell rtv21.tv

Ky koncert është vazhdimësi e turit të artistit për promovimin e albumit të tij të fundit që mbanë po të njëjtin emër, “Mes yjesh”.

Dreni tha se ka punuar shumë për këtë koncert, dhe se beson që do të kalojë mirë me publikun njëjtë si në koncertet paraprake që i ka mbajtur në Tiranë, Korçë dhe në Shkup.

Image may contain: 1 person, playing a musical instrument, guitar, beard and text

Krahas detajeve për koncertin, Dreni ekskluzivisht për “21 Gradë” tregoi që ka gati projektin e ri muzikor që titullohet “Hanë”. Videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar “Imagine Films” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Për detaje më të hollësishme mund ta ndiqni intervistën e zhvilluar në videon e mëposhtme./21Media