Hapi i parë ka përfunduar

Hapi i parë ka përfunduar

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, duke i lënë rrugë procesit të formimit të qeverisë së re.

Paraprakisht duhet të konstituuhet Kuvendi i Kosovës. Hapat e këtij procesi i ka bërë të ditur KDI duke publikuar një grafikë në rrjetet sociale.

Sipas kësaj grafike Hapi i parë është: Shpallja e rezultateve nga KQZ-ja

Hapi i dytë: Presidenti thërret seancë konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve
Hapi i tretë: Në seancën konstituive konfirmohen (verifikimi) i mandatit të deputetëve
Hapi i katërt: Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, LDK 29, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14, Lista serbe 10 deputetë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media