Tifozët "Dardanë"

Tifozët “Dardanë”

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maltën, sonte në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Në disa foto të siguruara nga rtv21.tv, shihen tifozët “Dardanë” duke festuar para fillimit të ndeshjes.

Kjo ndeshje e gjen në formë të mirë Kosovën, e cila në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar katër fitore dhe një barazim, ndërsa Malta në pesë ndeshjet e fundit ka barazuar dy herë dhe është mundur tri./21Media