Hapen edhe dy laboratorë të ri

Komuna e Prishtinës e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët

Pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratorë të ri.

Sipas komunikatës, nga sot qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t’i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve.

Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t’i marrin këto shërbime në lagje të tjera./21Media

Back to top button