Hapen vendvotimet nëpër komuna (liveblog)

Qendrat e votimit në kryeqytet tanimë kanë hapur dyert dhe së shpejti pritet të fillojë votimi

Kryetarja e KQZ-së,  Valdete Daka ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Në një nga qendrat më të mëdha të votimit në Fakultetin e Filologjisë tashmë veç kanë filluar qytetarët t’iu drejtohen kutive të votimit. Ndërkohë, po në ketë qender do të votojë një nga tre pretendentët për kryeministër, ai i koaliiconit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Ndërsa, gjatë ditës do ta vizitojë këtë qendër edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, raporton rtv21.tv.

Përndryshe në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.

Back to top button