Materialet sensitive kanë mbërritur me kohë

Materialet sensitive kanë mbërritur me kohë

Në të gjithat e Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët.

Gazetarët e RTV21 kanë raportuar se me kohë janë hapur vendvotimet dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e veriut.

Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes vete për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës, shkruan rtv21.tv

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues.

Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë. Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.

Në qendrën “1 Tetori“ në Prishtinë procesi i votimit ka filluar në orën 07:00. Menaxheri i kësaj qendre, Ekrem Rudari tha për RTV21 se në këtë sallë janë 5 vendvotime, në të cilat mund të votojnë 4 mijë e 503 votues.

Poashtu, zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor kanë informuar se qendrat e votimeve në Komunën e Gjakovës janë të gatshme për procesin zgjedhor dhe materialet sensitive kanë mbërritur me kohë.

Në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, votimi ka filluar në orën 07:00 dhe gjithçka po shkon ashtu siç është planifikuar. Materiali sesitiv ka mbërritur në kohë. Sipas menaxherit të shkollës gjithçka po shkon në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi deri me tani./21Media