Hapen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet mbahen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe do të monitorohen nga OSBE-ja

Zgjedhjet për kryetar të Serbisë kanë filluar edhe në veri të Mitrovicës, përkatësisht në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, e cila është hapur sot në ora 7:00.

Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë ardhur për të votuar.

Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.

Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15 mijë e 137 persona.

Back to top button