Hapet diskonti i parë, në Kosovë!

Për nder të hapjes së madhe Deppo market qarkullimin ditorë të ditës së parë do ta dhurojnë për bamirësi

Me 30 dhjetor në oren 10;00, me 50 pikat e para, në 11 qytete, po fillon aktivitetin e saj të shitjes me pakicë, diskonteri i parë në Kosovë.

Koncepti i diskontit, nënkupton uljen e shpenzimeve të kompanisë në marketing, zbukurim enterieri, paketim e reklamim të produkteve, dhe orientimin e saj në cilësi të produkteve dhe ofrimin e tyre në treg, me cmim shumë më të ulët sesa marketet tjera.

E krijuar nga The North Unicorn L.L.C., Deppo, është zingjiri i dyqaneve, i cili synon të lehtësojë blerjet ditore dhe të përmbushë 80% të nevojave të përditshme themelore, të një familjeje.

DEPPO ka praktikuar një metodë të detajuar dhe të saktë të punës, për përzgjedhjen e produkteve dhe cmimeve.
Kategoritë e produkteve në Deppo, përfshijnë: Ushqim, pemë dhe perime, teknikë bazike shtëpiake, tekstil.

Me rastin e hapjes Depo ka njoftuar se qarkullimi ditor i ditës së hapjes në njërën pikë Deppo, në Prizren, t’i dhurohet donacion Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Po ashtu, në po të njejtën ditë, qarkullimi ditor i njërës nga pikat Deppo, në Prishtinë, do t’i dhurohet Shoqatës “Autizmi”./E sponsorizuar

 

Back to top button