Nuk ka alkool në këtë klub

Nuk ka alkool në këtë klub

Për habinë e shumë personave, hapja e “White” një klub nate “hallall” në qytetin saudit të Jeddah ka qenë me të vërtetë një punë për disa muaj.

Në këtë lokal pritet të shërbehen pijet jo-alkoolike.

Raportohet se diskoteka “hallall” do të hapet sezonalisht përgjatë festivalit të sezonit në Jeddah, transmeton rtv21.tv.

Kundërshtarët e kësaj diskoteke kanë shprehur frustrimin në rrjetet sociale duke thënë që nuk pranojnë veprime të ndaluara në plazhin e Jeddahs.

Pas lajmit, përdoruesit e Twitter nisën të postonin me hashtag arabisht të titulluar “Disko në Jeddah” për të shprehur ndjenjat e tyre. Natyrisht, humori dominoi.

Konsumimi ose shitja e pijeve alkoolike është e paligjshme në Arabinë Saudite dhe shkelësit shpesh i nënshtrohen dënimeve të rënda, përfshirë burgimin dhe dëbimin./21Media