Në ekspozitë paraqiten 49 vepra të artistëve të njohur francez

Në ekspozitë paraqiten 49 vepra të artistëve të njohur francez

Sot është hapur ekspozita “Koleksioni Francez nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup”.

Koleksioni i hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, paraqiten 49 veprat e artistëve të njohur francez nga ky koleksion.

Ambasadori i Francës, Didier Chabert duke vlerësuar lartë këtë ekspozitë me artistët francez, ka theksuar se kjo ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 14 prill, organizohet në kuadër të javëve të Frankofonisë dhe parqet artin bashkëkohor.

Është një moment prekës, sepse në momentin kur po festojmë 20-vjeotirn e intervenimeve të NATO-s në Kosovë. Kësaj here është një intervenim i një natyre tjetër pacifiste, me prezantimin e veprave franceze në Kosovë. Siç bënë arti zakonisht, është momenti shkëmbimeve dhe i krijimit të urave në mes vete.”, tha Chabert.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se kjo ngjarje e sotme është një trekëndësh i bashkëpunimit ndërmjet Francës, Shkupit dhe Kosovës. Gashi tha se Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë ekspozitë në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që ka Kosova me Francën.

Unë jam sonte këtu në emër të Qeverisë dhe Ministrisë për me i falënderuar të gjithë artistët francez që do ët shohim sonte përmes ekspozitës punën dhe krijimtarinë e tyre. Dhe në të njëjtën kohë me rikonfirmuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm, që kemi me ambasadën e Francës dhe po ashtu edhe me Republikën e Maqedonisë.”, theksoi Gashi.

Kurse Adrian Arifaj këshilltar i presidentit Hashim Thaci, tha se kryefjala e kësaj ekspozite, duhet të jetë solidariteti.

Falënderoj gjithë stafin e Ambasadës Franceze edhe për ekspozitën, por edhe për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në organizatën e Frankofonisë dhe në rindërtimin e urave të komunikimit mes artit në Kosovë, artistëve dhe artdashësve në Kosovë dhe atyre në Botë.”, tha Arifaj.