Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës hap ekspozitën “Vrapo pas Diellit”, nga artistja dhe poetesha, Kaltrina Hoti. Kjo ekspozitë hapet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”.

Festivali mbahet më 9-10 qershor për të dhjetën herë me radhë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren e Kukës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Kukësit.

Kaltrina Hoti ka pasur disa ekspozita në Amerikë, piktura moderne me ton kombëtar, të cilat janë ndjekur me interesim nga vizitorët. Ajo ka botuar edhe disa vepra letrare, kryesisht poetike. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor.