ATS Group dhuron pajisje për MPB në vlerë prej 50 mijë euro

ATS Group dhuron pajisje për MPB në vlerë prej 50 mijë euro

Në zonën industriale Vizbeg, sot është hapur fabrika e parë për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë.

Pronari i kompanisë ATS Group, Shefqet Demirovski, tha se ndjehet shumë mirë që pas shumë viteve punë jashtë vendit tanimë po hapë fabrikë në vendlindjen e tij.

Sipas tij, ky investim kap vlerën prej 3 milionë eurove dhe gjithsej ka 80 të punësuar.

Ai shtoi se ky investim është tregues se edhe në Maqedoni mund të prodhohen produkte që janë konkurrent në tregun botëror. Produktet e kësaj kompanie do të eksportohen në Evropë, Turqi dhe Katar.

Që të dëshmojnë cilësinë e tyre, ATS Group dhuroi pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme në vlerë prej 50 mijë eurove.

Janë siguruar makina më të sofistikuara të gjeneratës më të re të cilat nuk lejojnë asnjë lloj gabimi njerëzor. Në këtë mënyrë siguruam kushte për prodhim automatik i cili garanton cilësi të lartë të produktit final. Në kompani punojnë momentalisht 80 persona dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë rritjen e numrit të punëtorëve”, deklaroi Denurovski./TV21