Do të prezantohen 300 filma

Do të prezantohen 300 filma

Festivali Ndërkombëtar i 41-të me radhë dedikuar filmit në Havana të Kubës, edicionin e sivjetmë ia dedikon prodhuesit kuban tashmë të ndjerë të filmave, Santiago Alvarez.

Kjo ngjarje u hap me filmin “La Odisea de los Giles”, apo në shqip Odisea e naivëve. Ky film është i regjisorit argjentinas, Sebastián Borensztein, shkruan rtv21.tv

Ngjarja në këtë film bazohet në vitet e krizës ekonomike në Argjentinë, nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Disa banorë të një lagjeje kuptojnë se i kanë humbur të gjitha paratë e kursyera për shkak të një avokati dhe një menaxheri banke, dhe kështu, planifikojnë që t’i kthejnë të gjitha ato që u takojnë.

Filmi “La Odisea de los Giles” është zgjedhur që të përfaqësojë Argjentinën në Oskarët 2020, në kategorinë “Filmi më i mirë Ndërkombëtar”.

Sa i përket festivalit të filmit në Havanë, gjatë tij do të prezantohen 300 filma, 210 prej të cilëve janë latino-amerikan dhe 43 të tjerë nga vende të tjera si Franca, Gjermania e Anglia.

Për nder të prodhuesit të filmave, Alvarez, do të prezantohen një radhë shfaqjesh dedikuar jetës dhe punës së tij.

Gjatë kësaj ngjarjeje do të prezantohen edhe çmime, në mesin e tyre çmime nderi, një dedikuar producentes Lita Stantic, e cila është ikona e kinemasë argjentinase e viteve të 90-ta, dhe tjetri dedikuar regjisorit kuban, Manuel Perez.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Havana të Kubës do të përmbyllet me datën 15 dhjetor./21Media