Mysafirë në këtë festival do të jenë edhe shumë aktorë të njohur

Mysafirë në këtë festival do të jenë edhe shumë aktorë të njohur

Edicioni i parë i Festivalit të filmit turk në Prizren fillon sot nga ora 19:30, i cili do të jetë i hapur deri më 15 shtator në Kino Lumbardhi.

Në këtë organizim do të shfaqen filmat e suksesshëm të kinematografisë turke të viteve fundit.

Në kuadër të festivalit gjithsejtë do të shfaqen 11 filma, derisa në cilësi të mysafirëve do të paraqiten edhe aktorët, regjisorët, skenaristët e brezit të vjetër dhe të ri nga Turqia.

Ediz Hun, Çagan Irmak, Yigit Ozsener janë vetëm disa nga emrat e njohur të kinematografisë turke, që do të jenë prezent në edicionin e parë të Festivalit të Filmit Turk në Prizren.