Ky forum hapet për promovimin dhe prodhimin e produkteve në trojet shqiptare

Ky forum hapet për promovimin dhe prodhimin e produkteve në trojet shqiptare

Me iniciativën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar dhe Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, po mbahet Forumi për Promovimin e ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare në Shëngjin.

Qëllimi i këtij Forumi mbarë kombëtarë sipas prodhuesve shqiptarë është për krijimin e një ekonomie të fortë në shtetet shqipfolëse.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, duke theksuar rëndësinë e këtij Forumi tha se në kuadër të kësaj nimse me rëndësi ekonomike, qëllimi është për të ndërtuar dhe krijuar ura lidhëse ndërmjet vendeve shqiptare. Sipas tij, si Klub i Prodhuesve për zhvillimin e ndërmarrësisë përveç afarizmit, bëjnë përpjekje edhe për të avancuar pozitën e prodhuesve.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, theksoi se ky forum është një inkurajim për ekonominë e qëndrueshme të kombit shqiptarë. Ai tha se mbetet obligim për ta që të lobojnë për një ekonomi të përbashkët për barriera në shtetet si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Naka ka kërkuar heqjen e tarifave të skanimit doganorë.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e cila po merr pjesë në këtë Forum është e vetëdijshme për sfidat e bizneseve dhe prodhuesve ndër shqiptare për një hiper konkurrencë, ku për këtë ajo tha se mbetet detyrë e qeverive në rajon që të krijojnë një ambient më të favorshëm duke eliminuar barrierat biznesore.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës me politikat e saja fiskale është e angazhuar për lehtësimin e të bërit biznes. Ajo pranoj se nuk ka treg unifikues ndërshqiptar, por angazhimi i ministrive përkatës të Kosovës nuk po mungon për këtë synim.

http://rtv21.tv/hapet-forumi-per-promovimin-e-produkteve/
Facebook Comment