Hotel vetëm për vajza

Hotel vetëm për vajza

Një hotel i ri dhe i veçantë është hapur në Porto Cristo të Majorcës. E veçanta e këtij hoteli është se asnjë burrë nuk lejohet të hyjë aty.

“Som Dona Hotel” është hapur ekskluzivisht për gratë e moshës mbi 14 vjeç, të cilat kërkojnë të shkëputen nga stresi i jetës së përditshme. Bukuria dhe rehatia e veçojnë edhe më shumë hotelin.

Hoteli ka 39 dhoma, një pishinë, tarracë në çati dhe një qendër me masazhe e trajtime fytyre. Dhomat kanë një krevat mbretëreshë, po ashtu çaj, kafe, mini bar dhe banjo private.

Ky hotel ka edhe biblotekë dhe ofron muzikë live për pushueset e saj.

Ky është hoteli i parë i hapur më 14 qershor ndërsa qëndrimi aty kushton duke filluar nga 75 paund (84.72 euro) për një natë./21Media