Organizohet forum për sportin

Organizohet forum për sportin

Komiteti Olimpik i Kosovës edhe këtë vit do të hapë Javën Evropiane e Sportit, që mbahet nën patronatin e ministrit në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.

Këtë herë, KOK do të organizojë forumin për sportin, i cili ka për qëllim të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë.

Forumi mbahet sot në njërin nga hotelet në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.

Temat që do të diskutohen janë ligji për sponsorizim, kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisja e mirë në sport, barazia gjinore.

Të pranishëm në forum pritet të jenë ministri në detyrë i Sportit, Kujtim Gashi, i cili do të bëjë hapjen e forumit, personalitete të larta nga sporti, drejtues të federatave, komunave, Administrata Tatimore e Kosovës, biznesi, gazetarë të sportit etj.