Kjo ngjarje organizohet çdo vit

Kjo ngjarje organizohet çdo vit

Sot në Prishtinë hapet edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve. Kjo ngjarje organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Organizatorët thonë se ngjarja do t’u ofrojë platformë për rrjetëzim prodhuesve të veshmbathjeve në Kosovë, agjencive qeveritare, donatorëve, blerësve ndërkombëtarë dhe të gjithë akterëve relevant që veprojnë në industrisë e veshmbathjeve.

Konventa do të përfshijë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore, duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.

Në kuadër të Konventës do të mbahen një serë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyqe në industrinë e veshmbathjeve. Po ashtu, do të ketë takime afariste në mes bizneseve, të ashtuquajturat B2B, në mes prodhuesve kosovarë dhe blerësve ndërkombëtarë.

Përveç kësaj, do të mbahet edhe një ekspozitë e dizajneve të punuara nga finalistët e Konkursit të Dizajnit Studentor 2019, ku studentë nga kolegjet e dizajnit të modës garojnë për çmime.