Libri do të jetë i hapur deri më 2 tetor

Libri do të jetë i hapur deri më 2 tetor

Në nderim të ish-president të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve.

Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac.

Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac si një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Në librin e ngushëllimeve për ish-presidentin francez, shkruajti edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

“Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë! Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”, ka thënë Haradinaj.

Jacques Chirac vdiq të enjten. Ai ishte lindur më 29 nëntor 1932. Ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet./21Media