Kjo mini-biblotekë mundëson huazimin e librave

Kjo mini-biblotekë mundëson huazimin e librave

Sot u hap mini-biblioteka e parë në Parkun e vjetër në lagjen “Dardania” të Prishtinës, me moton “Sill një libër merr një tjetër”. Kjo mini-biblotekë u mundësua nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ.

Mini-biblioteka do të ketë do të ketë mbi 100 libra në dispozicion për të gjithë të interesuarit e për shkëmbimit të librave apo huazimit të librit përgjatë qëndrimit në lagje. Kjo biblotekë do të jetë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes.

Iniciatori i projektit për mini-biblioteka në lagjet e komunës së Prishtinës, Agon Ahmeti  i cili është drejtor i organizatës ETEA shpreson që edhe lagjet e tjera do të bëhen me mini-biblioteka të tilla.

“Projektin e kemi pas në mendje qe dy-tri vite, por normalisht  është dashur edhe bashkëpunimi i partnerëve  të tjerë, qoftë organizata implementuese , qoftë si donator që në këtë rast kemi bashkëpunuar me forumin për iniciativa qytetare, burim financiar prej zyrës për Bashkim Evropian, ndërsa në partneritet kemi qenë me librarinë ‘Dukagjini’ dhe me Kuvendin e të Rinjve të Prishtinës”, tha Ahmeti.

Hapja e kësaj bibloteke po shihet si mundësi e mirë edhe nga përfaqësuesi i Forumit për iniciativa qytetare, Oltion Beqiri,

“Shpresojmë që edhe viteve të ardhshme në këto mini-biblioteka do të fillon implementimi edhe në qytete të tjera pasi që në bashkëpunim me partnerët tanë e kemi parë rendësin e këtyre mini-bibliotekave në lagje të ndryshme të qytetit”, tha Beqiri.

E lumtur për këtë arritje është shprehur edhe kryetarja e Kuvendit të të Rinjve, Kosovare Sadiku.

“Jemi shumë të lumtur sot për mini-bibliotekën e parë, në mënyrë që t’i ofrojmë lexuesve potencialë librin sa më afër dhe të nxisim lexueshmërinë, dhe po mendojmë se mini-biblioteka do të jetë një mundësi më e madhe në mënyrë që të ndikojmë te lexueshmëria te këto grup-mosha”, tha Sadiku.

Ky projekt është mbështetur edhe nga banorët e lagjes. Ata kanë kontribuar me libra dhe mjete financiare./21Media