Hapet panairi i prodhimeve vendore në Ferizaj, Haradinaj: Prodhuesit vendorë shembull

Haradinaj: Inkurajuese të shoh produktet cilësore të Kosovës

Është hapur në Ferizaj, panairi i prodhimeve vendore ushqimore ku ka marrë pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ka qenë inkurajuese që shoh produktet cilësore të Kosovës në këtë panair.

“Kosova po kalon suksesshëm nga prodhimet e servuara nga të tjerët në prodhim vetanak – në politikë, siguri dhe ekonomi. Në hapjen e panairit të prodhimeve vendore ushqimore në Ferizaj, ishte inkurajuese të shoh produktet cilësore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu kryeministri ka thënë se prodhuesit vendorë janë shembull për të gjithë ne që ta vendosim veten në rend të parë dhe ta duam atë që është e jona.

Panairi i prodhimeve vendore ushqimore  do të zgjasë dy ditë (26 dhe 27 korrik)./21Media

Fotografia e Ramush Haradinaj

 

Back to top button