Panairi do të jetë i hapur deri më 5 maj

Panairi do të jetë i hapur deri më 5 maj

Sot në Qendrën e Panaireve në Shkabaj, është hapur panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow”.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ky sektor është me rëndësi për vendin.

Ai tha se sa i përket shërbimeve në sektorin e automjeteve, është një sektor për gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Me ligjin për TVSh, ne si qeveri do të heqin TVSH për veturat elektrike, sepse është e ardhmja e ekonomisë digjitale”, theksoi Lluka.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me këtë rast duke vlerësuar këtë industri si mjaft me rëndësi për tregti dhe ekonomi, tha se MTI ka ndërmarrë disa hapa për krijimin e kushteve për investime në Kosovë.

Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Bujar Hoxha tha se me këtë industri të automjeteve kontribuojnë në buxhetin e shtetit dhe në punësim.

Ndërsa, në edicionin e dytë të panairit, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, po prezantohen 23 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishëm në këtë panair janë brendet: Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia , Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat, Toyota, dhe Volkswagen.

Përveç automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, prezent janë edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete, por nuk do të mungojë as aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqime të ndryshme. Panairi do të jetë i hapur deri më 5 maj.