Qarkullimi ishte ndaluar shkaku i rrezikut nga rrëshqitja e dheut

Qarkullimi ishte ndaluar shkaku i rrezikut nga rrëshqitja e dheut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot ka marrë vendim për lejimin e qarkullimit rrugor për automjete në rrugën nacionale N2, segmenti Kaçanik-Hani i Elezit, në të cilën ishte ndaluar qarkullimi si pasojë e rrezikut të madh nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.

“Sot po e shihni edhe vet që është bërë sanimi i kësaj rruge, e që është me rëndësi të veçantë për lidhjet e korridoreve dhe unë e falënderoi zotin Riyadh dhe bashkëpunëtorët që në kohë rekorde dhe më të shkurtë të mundshme e kanë sanuar gjendjen, për të cilën ne kemi menduar se nuk mund të sanohet për disa muaj, prandaj sot duhet t’i gëzohemi kësaj pune, sepse qytetarët tanë kanë patur vështirësi, transportuesit e mallrave kanë pasur vështirësi dhe ne e kemi bërë më të mirën të mundshme, por dua të them se qeveria nganjëherë duhet të merr edhe vendime jo populiste, por që janë për të siguruar jetërat e qytetarëve dhe kemi bërë mirë që e kemi marrë një vendim të tillë pa dashjen tonë, por që sot në afatin më të shkurtë të mundshëm po e lëshojmë në qarkullim këtë rrugë, prandaj duhet t’i gëzohemi të gjithë.”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e hapjes për qarkullim të kësaj rruge.

Ndërkaq drejtori i projektit nga kompania “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari tha se ndihet i lumtur që ai me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të mundur që kjo rrugë të hapet në afat sa më të shkurtë, me përkrahjen edhe të ministrit Pal Lekaj.

”Ai ka pohuar se dëmet janë sanuar dhe se janë bërë punime cilësore si në mënjanimin e dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur, ashtu edhe në asfaltimin e shtresës së re të asfaltit përgjatë pjesës që kishte rrëshqitur”, bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë.

Pas rrëshqitjes së dheut e gurëve në segmentin rrugor, Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut, magjistralja ishte mbyllur jam më parë tërësisht. /21Media