Hapet ekspozitë që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për privatësinë

Hapet ekspozitë që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për privatësinë

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakultetin e Artit Figurativ të UP-së, hapë Ekspozitën e Porositur “Privatësia e Shkelur”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, në përgjithësi, lidhur me rëndësinë që ka privatësia, si e drejtë e secilit.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të mbahet sot në Galerinë e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë, e cila fillon në orën 18:00.