I hapet rruga bursës shqiptare të energjisë

Qeveria e Shqipërisë i ka hapur rrugë krijimit të bursës shqiptare të energjisë, e cila parashikohet të jetë gati vitin e ardhshëm

Disa ndryshime ligjore që po i bëhen ligjit për energjinë elektrike do të mundësojnë krijimin e të parës bursë, në të cilën do të kryhen të gjitha transaksionet e energjisë, në mënyrë më të organizuar dhe transparente.

Dy kompanitë aksionere pritet të jenë operatori i transmetimit shqiptar dhe ai i Kosovës, raporton Vizionplus.

Blerja e energjisë nëpërmjet bursës do të shmangë edhe debatet e përhershme lidhur me çmimin e lartë apo favorizimin e kompanive tregtare.

Back to top button